Ronaldo dhe shokët dëshirojnë këtë skuadër në çerekfinale

“Kristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të Real Madridit ndryshe nga trajneri i tyre, Zinedine Zidane preferojnë Lester Sitin si kundërshtar të radhës në Ligën e Kampionëve”

Kështu e nis shkrimin e përditshmja katalunase “Mundo Deportivo” e cila thekson se madrilenët në fazën tjetër kërkojnë një kundërshtar më të lehtë. Sipas kësaj të përditshme Kristiano Ronaldo me shokët e tij për kundërshtarë e dëshirojnë surprizën e kësaj faze, Lester Sitin dhe jo një kundërshtarë si Barcelona, Juventusi apo Bajerni i Munihut.

Monako dhe Borusia Dortmundi janë po ashtu dy rival të pranueshëm për “mbretërit”, pak më tepër se rivali i qytetit, Atletiko Madridi, ndaj së cilës skuadër Reali i Madridit shpesh herë ka hasur në vështirësi.

Leave a Reply