Berisha: Mezi pres të veshë fanellën e Kosovës

Pas mbërritjes në Kosovë, Berisha ka dhënë edhe një deklaratë për mediat kosovare duke folur për herë të parë si futbollist i përfaqësueses së Kosovës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam kërkuar gjithmonë të luajë me Kosovën dhe më në fund po më plotësohet dëshira. Australia është një ligë e fortë. Kam arritur një sukses të madh atje dhe jam shumë i lumtur” – tha Berisha.

Ai zbarkoi sot në Prishtinë nga Australia e largët. Ylli i futbollit kosovar do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e 24 marsit kundër Islandës, duke u bërë kështu një ndër emrat më të famshëm që i bashkohet Kosovës në kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”.

Ai tha se mezi pret të veshë fanellën e përfaqësueses së Kosovës, duke besuar se zanatin e tij më të mirë shënimin e golave do ta vazhdojë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

“Unë i dua golat. Jam sulmues dhe prej meje pritet goli. Dua të bashkohem sa më shpejt me shokët e ekipit. Mezi po pres me vesh fanellën e Kosovës dhe për të hyrë në fushë”, – u shpreh Berisha.

Leave a Reply