Mërgim Berisha mund të përfundojë në “Serie A”!

Skuadra e njohur nga Serie A, Sampdoria, po insiston për transferimin e sulmuesit kosovar Mërgim Berisha gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton “Calciomercato”, përcjellë “infOSport.mk”.

Bëhet e ditur se Sampdoria ka kohë që ka nisur negociatat me skuadrën e Salzburgut, drejtuesit e së cilës skuadër për shërbimet e Berishës kërkojnë 7 milion euro.

Berisha ka shpërthyer këtë sezon dhe te Sampdoria po shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit.

Sulmuesi 22-vjeçar, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar katër herë në 20 paraqitje për ekipin austriak në të gjitha garat.

Ai në fillim të këtij viti u kthye te Salzburgu pas huazimit tek skuadra e Altah dhe Magdeburg (Gjermani), derisa me Salzburgun është i lidhur deri qershorin e vitit 2022.

Leave a Reply