Gjermania do të mirëpret Islandën dhe Maqedoninë në stadiumin ku luan skuadra e ligës së tretë!

Kombëtarja e Gjermanisë dy ndeshjet e para eliminatore të vlefshme për Botërorin e vitit 2022, do ti zhvillojë në Duisburg, aty ku ndeshjet i zhvillon skuadra që garon në ligën e tretë gjermane dhe që mban të njëjtin emër, sikur të qytetit.

Ndeshjen e parë skuadra e Joakim Lëv do ta zhvillojë me 25 mars kundër Islandës, derisa 6 ditë më vonë do të jenë nikoqir të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë me 28 mars 4 herë kampionët e Botës do të jenë mysafir të Rumanisë.

Nga Federata gjermane e futbollit ende nuk dinë nëse këto dy ndeshje që do ti zhvillojnë në shtëpi do të luhen me praninë e tifozëve. Aktuaklisht për shkak situatës së krijuaj me pandeminë në Gjermani dhe më gjërë, ndeshjet po zhvillohen pa tifozëv.

Leave a Reply