Benzema thyen hegjemoninë e Messit dhe Ronaldos, rrëmben çmimin e më të mirit në La Liga

Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema është zgjedhur si futbollisti më i mirë për sezonin e kaluar në La Liga, që jepet nga gazeta e njohur spanjolle “Marca”.

Francezi fitoi çmimin që mban emrin e legjendës, Alfredo Di Stefano, duke i dhënë fund hegjemonisë së Lionel Messit dhe Kristiano Ronaldos.

I fundit që kishte fituar këtë çmim para dy super yjeve të futbollit botëror, ishte Raul. Legjenda e Realit të Madridit çmimin e më të mirit në La Liga e kishte fituar në sezonin 2007/08.

Leave a Reply