Dardanët i bënë një pritje të ngrohtë Berishës në aeroport

Besart Berisha është pritur me këngë dhe brohoritje të enjten po sa ky i fundit arriti në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Tifo-grupi “Dardanët” i kanë organizuar një pritje të ngrohtë futbollistit nga Prishtina i cili luan në Australi, duke qenë njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i ligës së këtij vendi.

Berisha kme 24 mars do të veshë për herë të parë fanellën e përfaqësueses së Kosovës në futboll, kur kjo e fundit do të zhvillojë ndeshjen kundër Islandës në Shkodër.

Leave a Reply