Besart Berisha arriti në Kosovë

Sulmuesi kosovar, Besart Berisha që luan në Australinë e largët te skuadra e Melburn Viktori gjatë ditës së sotme ka zbarkuar në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, teksa është pritur me entuziazëm nga tifozët kosovar.

Ish reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, i cili braktisi “kuqezinjtë” për shkak largësisë dhe pas injorimit që i’u bë nga Xhani De Biazi para europianit që u zhvillua në Francë, tashmë fillon rrugëtimin me Përfaqesuesen e Kosovës.

Ai është grumbulluar nga trajneri Bunjaki për ndeshjet e radhës që Kosova do të luajë gjatë muajit mars, kur në Shkodër do të presë Islandën për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018.

Leave a Reply