Legjenda e Egjiptit sulmon Serhio Ramosin

Legjenda e futbollit egjiptian, Mido në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka akuzuar mbrojtësin e Realit të Madridit, Serhio Ramos për  dëmtimin e shkaktuar ndaj bashkëkombasit të tij, Mohamed Sallah të Liverpullit gjatë pjesës së parë në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Europian në Kiev.

Sallah u dëmtua pas një dueli që pati me Ramos, i cili në stilin e pelivanëve përplasi në tokë egjiptianin, i cili si pasojë dëmtoi shpatullën, duke qenë i detyruar që të braktis fushën.

“Secili që e kupton futbollin, e ka të qartë se Ramos me qëllim i shkaktoi atë dëmtim Sallah-it” – kishte shkruar Mido në “Twitter”.

Leave a Reply