Bellasica bënë goditjen e parë në merkato

Skuadra e Bellasicës, e cila sezonin e ardhshëm do të luaj në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ka bërë edhe goditjen e parë në merkato. Skuadra nga Strumica ka arritur që të angazhojë portierin serb, Nikolla Vujanac, i cili te skuadra kampione e Ligës së Dytë – Lindje vjen si agjent i lirë nga rradhët e skuadrës së Akademia Pandev.

Vujanac vitin e kaluar te skuadra debtuese në Ligën e Parë u transferua me shumë bujë, mirëpo nuk doli të jetë ashtu, pasi në fund pasi humbi statusin e portierit të parë te Akademia Pandev nga i riu Istatov, ai në fund u la i lirë nga drejtuesit e kësaj skuadre.

Megjithatë si duket qyteti i Strumicës i ka pëlqyer portierit 26-vjeçar nga Kraljeva e Serbisë, pasi ai sërish do të jetë pjesë e saj, mirëpo kësaj rradhe duke mbrojtur ngjyrat e një ndër skuadrave më me emër në futbollin vendor.

Drejtuesit e Bellasicës gjithashtu janë në bisedime e sipër edhe me ish sulmuesin e tyre, Aco Stojkov, i cili ka gjasa të mëdha që në sezonin e ri të udhëheq sulmin e skuadrës së tij të zemrës, nga e cila kishte krijuar emër dhe në vitin 2002 kishte bërë atë transferim të bujshëm bashkë edhe Goran  Pandevin te skuadra e njohur italiane e Interit.

Leave a Reply