Kampionët e Kosovës kërkojnë ish portierin e Shkëndijës

Drita e Gjilanit pa dyshim se ishte surpriza më e këndshme e sezonit 2017/2018, duke u shpallur kampion para skuadrës së madhe të Prishtinës. Ata tashmë i presin sfida të mëdha në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve, ku shpresojnë të paraqiten denjësisht dhe të kalojnë fazën e parë. Mirëpo për të arritur një gjë të tillë pa dyshim se duhet të bëjnë transferime të qëlluara, ndërsa sipas asaj që raporton “Gazetasheshi”, gjilanasit po e nisin nga porta, ku po kërkojnë shërbimet e portierit kosovar të Kamzës, Ilir Avdyli.

Bëhet fjalë për një portier mjaft cilësor, i cili morri vlerësime të shumta gjatë javëve të fundit të Superligës shqiptare, duke qenë heroi kryesor për qëndrimin e Kamzës në elitën e futbollit shqiptar. Ai para se të kalonte te skuadra e Kamzës, mbronte ngjyrat e Shkëndijës, mirëpo duke mos siguruar një vend titullari, gjë kjo që shtyri atë të kërkojë largimin ga skuadra tetovare.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Kamzës do i dalin në ndihmë skuadrës gjilanase për t’ia ofruar Avdylin për ndeshjet ndërkombëtare, duke pasur parasysh se rregullorja nuk përbën problem për një kalim të tillë, ashtu që duhet pritur përgjigjen përfundimtare të ekipit shqiptar nëse do e lirojë portierin për Dritën, që të rikthehet më pas sërish në klubin e Kamzës.

 

Leave a Reply