Fëmijët palestinezë me kërkesë speciale ndaj Messit!

Më 9 qershor, Kombëtarja e Argjentinës do të luajë me Izraelin, teksa një grup prej 70 fëmijëve palestinezë i ka shkruar një letër yllit argjentinas, Lionel Messi me të cilën i kërkojnë që të mos marrë pjesë në këtë ndeshje miqësore në stadiumin “Teddy Kollek” në Izrael.

Letra është dërguar në Ambasadën e Argjentinës në Izrael, ku ndër të tjerash shkruhet: “A është logjike që heroi ynë Lionel Messi do të luajë në një vend që është i ndërtuar mbi varre të njerëzve tanë?”.

Kundër paraqitjes së Messit në miqësoren ndaj Izraelit, është edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub. Ai madje ka kërkuar që ti digjet fanella yllit të Barcelonës nëse i njëjti zbret në fushë të shtunën që vjen.

“Ai është simbol i madh dhe ai është caku kështu që i kërkojmë të gjithëve që të djegin fotot, fanellat, ta braktisin atë. Ende shpresojmë që Messi të mos vije”.

– tha ai.

Leave a Reply