Superkupa e Italisë 3 vitet e ardhshme do të zhvillohet në Arabinë Saudite

Ndeshjet e Superkupës së Italisë në tre vitet e ardhshme do të zhvillohen në Arabinë Saudite. Dy skuadrat e para që do të luajnë në tokën arabe janë Juventusi dhe Milani, skuadra këto që përballë njëra tjetrës trofeun e Superkupës do ta diskutojnë me 19 janar të vitit 2019-të.

Marrëveshja është arritur midis Ministrisë së Sporteve në Arabinë Saudite, Turki Alalshikh dhe Federatës Italiane të Futbollit, e cila për tre vite do të përfitojë rreth 20 milion euro.

Marrëveshja është mundësuar nga kompania angleze “Aëe Sport International”, e administruar nga italiani Romy Gai. Klubet duhet të përfitojnë nga 3 milionë euro secili, një milion më pak se shuma që përfitonin sezoneve të kaluara në Kinë, mirëpo të pakënaqur nga disa probleme organizative, drejtuesit e Federatës italiane vendosën që të zgjedhin kësaj rradhe Arabinë Saudite.

Leave a Reply