UEFA vendos për dënimin e Bufon

Shtëpia e futbollit europian (UEFA) ka sjellë vendimin e saj zyrtarë lidhur me dënimin e portierit legjendar të Juventusit,  Xhanluixhi Bufon.

Ndëshkimi me karton të kuq në fundin e ndeshjes së kthimit të ¼ së finales mes Realit të Madridit dhe Juventusit në “Santiago Bernabeu”, pas fjalëve ndaj arbitrit Oliver, i kanë kushtuar portierit Xhixhi Bufon me tre ndeshje skualifikim.

Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të UEFA-s, me ç’rast Bufon tashmë do të humbasë tre ndeshjet e rradhës në Lligën e Kampionëve, gjithmonë nëse vendos të luaj për ndonjë skuadër tjetër që do të ishte pjesëmarrëse e Ligës më prestigjioze europiane, e ku ndër të tjerash përmendet emri i skuadrës së Paris Sen Zhermenit.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply