Radeski dhe Shkëndija bashkë deri në vitin 2023

Marjan Radeski ka nënshkruar kontratë të re 4-vjeçare me Shkëndijën, njofton “infOSport.mk”. Marrëveshja aktuale skadonte verën e vitit të ardhshëm (2019), mirëpo duke qenë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm, të dy palët kanë gjetur akord për të firmosur kontratë te re.

Kështu 23 vjeçari lidhet me Shkëndijën deri verën e vitit 2023  dhe këtë periudhë pritet të vazhdojë ngritjen si futbollist.

Marjan Radeski te Shkëndija erdhi verën e vitit 2015 nga rradhët e Metalurgut të Shkupit, duke u konfirmuar si pikë shumë e rëndësishme në skuadër. Për tre sezone zhvilloi 82 ndeshje kampionale, duke shënuar 26 gola, duke fituar dy trofe të Kupës së Maqedonisë dhe një titull kampion.

Paralel me paraqitjet e shkëlqyeshme te Shkëndija, Radeski vazhdoi të shkëlqente edhe me përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë me të cilën luajti në Kampionatin Europian për të rinjë vitin 2017 në Poloni, ndërsa tashmë është standard në përfaqësuesen “A”, për të cilën në 14 ndeshje ka realizuar edhe një gol.

Leave a Reply