Polonia në “Guinness”, 1444 persona zhonglim me top për 10 sekonda (VIDEO)

Teksa në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror në futboll, në Poloni është vendosur një rekord “Guinness”, e që ka të bëjë me topin e futbollit.

Në Krakov, një qytet në jug të vendit, 1.444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh dhe nisën njëkohësisht zhonglimin me top.

Ideja ishte që të gjithë personat në shesh të zhonglonin topin e futbollit njëkohësisht sa më gjatë që të mundeshin dhe ata e arritën këtë për 10 sekonda.

Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që zhongluan njëkohësisht për pak kohë.

Leave a Reply