Çeh i bashkohet Ançelotit te Napoli!?

Portieri çek, Peter Çeh shumë lehtë mund të ndodhë që të braktis Arsenalin gjatë kësaj vere dhe ti bashkohet Napolit, shkruan “Gazzetta dello Sport”.

36-vjeçari njihet mirë me trajnerin e ri “napolitan”, Karlo Ançeloti, me të cilin kishin punuar bashkë te Çelzi. Gjatë sezonit të kaluar Çeh pranoi 52 gola në 38 ndeshje me fanellën e “topçinjëve”.

Në rast se portieri çek transferohet te Napoli, me shumë gjasa portieri gjerman i Bajer Leverkusenit, Brend Leno do të transferohet te Arsenali.

Leave a Reply