Sampaoli: Moti kohë nuk kam ndjerë kaq dhimbje

Seleksionuesi i Argjentinës, Horhe Sampaoli ishte shumë i mërzitur pas disfatës së rëndë 0:3 nga Kroacia në kuadër të grupit “D”, në kuadër të ndeshjeve në grupe të KB “Rusi 2018”.

trategu argjentinas pranoi se moti kohë nuk ka ndjerë kaq dhimbje. Ai shpreson që skuadra e tij të shënojë fitore në ndeshjen e fundit ndaj Nigerisë, dhe e njëjta të jetë e mjaftueshme që skuadra e tij të vazhdojë në raundin e dytë të garave.

“Nuk dua të flas për turpin që na ndodhi, mirëpo vërtetë më dhemb shumë. Moti kohë nuk kam ndjerë kam dhembje, ndërsa ndjenjat janë edhe më të mëdha, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për ekipin kombëtarë. Në ndeshjen e fundit duhet të luftojmë, të japim gjithçka nga vetja, nuk kemi alternativë tjetër. Dhimbja vjen për vetë faktin se nuk ishim në nivel, pra atë që e populli argjentinas e pret nga ne. Ju kërkojë ndjesë fansave, në veçanti atyre që kanë bërë rrugë dhe kanë ardhur për të na ndjekur këtu nga afër. Unë jam përgjegjës për këtë rezultat. Mendoj se kam bërë më të mirë që mundesha, mirëpo thjesht gjërat nuk rrodhën ashtu si dëshironim” – tha Sampaoli.

Leave a Reply