Xhejms Harden shpallet MVP i sezonit në NBA

Ylli i Hjuston Rokets, Xhejms Harden ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të stinorit të rregullt në NBA ligën profesioniste amerikane të Basketbollit. Në garën për më të mirin e sezonit, Harden la pas vetes yllin e Klivlend Kavaliers, LeBron Xhejms dhe atë të Nju Orlins, Antoni Dejvis.

Harden sezonin e fundit udhëhoqi Hjustonin deri te 65 fitore sezonale, rekord në historinë e klubit. “Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje dhe kishte një mesatare 30.4 pikë për ndeshje, 5.4 kërcime dhe 8.8 asistime, ndërsa vlen të ceket se në dy raste gjatë sezonit kaloi kufirin prej 50 pikëve të realizuara.

E gjithë kjo i solli atij këtë çmim, që e fitoi në mënyrë shumë bindëse, pasi nga gjithsej 101 vota, ai fitoi 86 prej tyre.

Hjustoni e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në “play-off” u mundën pas shtatë ndeshjesh nga Golden Stejt, skuadër kjo që më pas triumfoi edhe në finalen e madhe, duke mundur Klivlendin.

ÇMIMET E SEZONIT 2017-2018 NË NBA:
MVP: James Harden (Houston Rockets)
Lojtari më i mirë në mbrojtje: Rudy Gobert (Utah Jazz)
Debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers)
Lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers)
Lojtari më improvizues: Victor Oladipo (Indiana Pacers)
Trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors)

Leave a Reply