Penaltitë do të japin emrin e kombëtares së fundit çerekfinaliste (VIDEO)

Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja e fundit e 1/8 së finales midis Anglisë dhe Kolumbisë edhe pas 120 minutave lojë, ashtu që fituesi nga kjo përballje do të vendoset vetëm pas ruletit të penaltive, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat në këtë ndeshje u realizuan gjatë pjesës së dytë, me Anglinë që avansoi e para me golin e Hari Kejn të shënuar nga pika e bardhë, teksa barazimin dhe kohën shtesë kombëtares kolumbiane, edhe njëherë tjetër i’a siguroi mbrojtësi i Barcelonës, Jari Mina, me golin e realizuar në minutën e 94-të.

Për Jari Mina ishte ky goli i tretë në këtë Botëror, duke u treguar edhe njëherë tjetër shpëtimtarë i skuadrës së tij, që tashmë provën kryesore do ta ketë ruletin e penaltive.

Leave a Reply