Zaza rikthehet në “Serie A”, e pret Milani

Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi që garanton një numër të caktuar golash në sezon, ndërsa sipas informacioneve që vijnë nga Italia, thuhet se “kuqezinjtë” i kanë vënë syrin sulmuesit italian të Valencias, Simone Zaza.

Sulmuesi aktual i Valencias pëlqehet shumë nga Xhenaro Gatuzo, sepse konsiderohet një sulmues shumë i dobishëm për skuadrën.

Ditët e fundit kanë nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit, Beppe Bozzo. Sigurisht që në këtë rast vendimtare do të jetë dëshira e sulmuesit për tu rikthyer në Itali. Valencia e vlerëson sulmuesin rreth 20 milionë euro, shifër të cilën Milani do ta ketë në dispozicion me shitjen e Nikola Kaliniçit dhe të Karlos Bakas.

Zaza në “Serie A” ka luajtur me Sassuolon dhe Juventusin, nga e cila skuadër në vitin 2017-të ishte transferuar te skuadra nga Mestalja.

Leave a Reply