KB “Rusi 2018”, sot zhvillohen dy çerekfinalet e fundit

Kampionati Botëror në Rusi vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit çerekfinale, të cilat do të japin edhe dy skuadrat gjysmëfinaliste, njofton “infOSport.mk”.

Në një botëror plot surpriza asnjë rezultat nuk mund të thuhet me siguri. Po ashtu nuk mund të jepet siguri për favoritët, që si të tillë sot llogariten Anglia dhe Kroacia. Skuadra ballkanase do të luaj ndaj nikoqirëve të Rusisë, të cilët përkrahjen më të madhe do e kenë nga tribunat e stadiumit, ndërsa Anglia nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Suedisë fizikisht shumë të fuqishme, që pas plotë 24 viteve arriti që të sigurojë një vend për në ndeshjet çerekfinale.

Ndeshja Suedi-Angli starton në ora 16:00, teksa në ora 20:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë çerekfinale midis Rusisë dhe Kroacisë.

Skuadrat fituese do të përballen së bashku në gjysmëfinalen e dytë që në program është me datë 11 korrik.

Leave a Reply