ZYRTARE, Sarri prezantohet te Çelzi

Ka marrë fund telenovela rreth strategut italian, Mauricio Sarri, i cili më në fund ëshët prezantuar te skuadra e Çelzit. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar që më herët, për tu bërë tashmë edhe realitet. Sarri me “blutë” e Londrës ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa ka pozuar edhe me bluzën e skuadrës së re që do të drejtojë. Ai në këtë post zëvendëson bashkëpatriotin e tij Antonio Konte.

“Jam vërtetë i lumtur për këtë aventurë të re. Të hënën do të nisim nga puna, pasi dua të njoh skuadrën para se të ikim në Australi. Dëshiroj të aplikojmë një futboll të bukur dhe argëtues për tifozët tanë, por njëkohësisht do të synojmë triumfin në Premier League”, deklaroi Sarri.

Pas Sarrit, Çelzi që pasditën e sotme të zyrtarizojë edhe transferimin e brazilianit të naturalizuar, Zhorzhinjo, i cili gjithashtu te skuadra angleze vjen nga rradhët e Napolit. Një transferim të këtillë kishte paralajmëruar edhe vetë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis.

Leave a Reply