Bufon debutoi me një gabim dhe dy gola të pranuar nga amatorët e Shambli

Legjenda e futbollit italian, Xhanluixhi Bufon ka zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e skuadrës së tij të re, Paris Sen Zhermen. Gardiani italian e nisi ndeshjen si titullarë në miqësoren ndaj amatorëve të Shambli, e zhvilluar në bazën e parisienëve.

Xhixhi gjatë pjesës së parë pranoi dy gola, ku të parin e pranoi vetëm pas 5 minutave lojë, kur skuadra nga Divizioni i tretë përfitoi një penalti pas gabimit të ish  portierit juventin. Pak më vonë Bufon pësoi edhe golin e dytë, ndërsa gjatë pjesës së dytë skuadrat shënuan edhe nga dy gola të tjerë, për rezultat përfundimtarë, PSZH 2, Shambli 4.

Leave a Reply