Bostoni fiton sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Filadelfias (VIDEO)

Bostoni e ka nisur me këmbë të mbarë fazën gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes në NBA, pasi triumfoi 117:101 në ndeshjen e parë të serisë deri në katër fitore ndaj Filadelfias, njofton “infOSport.mk”.

Edhe përkundër mungesës së basketbollistit kryesor, Irving, “selltiksat” në asnjë moment nuk vunë në pikpyetje fitoren e këtij takimi, që në fund u arritë me 16 pikë epërsi.

Terry Rozier me 29 pikë, 6 asistime dhe 8 kërcime rezultoi të jetë më efikasi te Bostoni, ku me një lojë të shkëlqyeshme u dalluan edhe Jayson Tatum me 28 pikë si dhe Al Horford me 26 pikë.

Në anën tjetër më efikasi te Filadelfia dhe njëherit i gjithë takimit, doli të jetë Joel Embiid, që këtë ndeshje e mbylli me 31 pikë të realizuara.

Vlen të ceket se mbrëmë ishte kjo ndeshja e vetme e zhvilluar në NBA.

Leave a Reply