Skandal në Rusi, për shkak racizmit Torpedo anulon blerjen e futbollistit me ngjyrë

Një skandal ka ndodhur në Rusi, aty ku skuadra e Torpedo Moskës edhe pse kishte arritur marrëveshje për blerjen e mbrojtësit 19-vjeçar Erving Botaka, në fund të njëjtën e ka anuluar për shkak kërcënimeve të tifozëve.

Botaka i lindur në Rusi por me prejardhje nga Kongo, shihej si një lojtar i së ardhmes nga Torpedo, mirëpo presioni i tifozëve ultras të këtij klubi që nuk duan lojtarë me ngjyrë në skuadër ka detyruar ata të mos e realizojnë këtë transferim.

“Ngjyrën e zezë e kemi vetëm në logo, kurse në skuadër duam futbollistë të bardhë”, kanë shkruar në rrjetet sociale tifozët e Torpedos, duke treguar edhe njëherë urrejtjen që kanë për futbollistët me ngjyrë.

Nuk është kjo hera e parë që gjëra të ngjashme ndodhin në Rusi, vendin organizatorë të Kampionatit të fundit Botëror, në të cilin Franca u shpall kampione pasi në finalen e madhe mundi Kroacinë.

Leave a Reply