SPAL transferon ish futbollistin e Arsenalit (VIDEO)

SPAL ka transferuar mbrojtësin Joan Dzhuru si futbollist të lirë. Zvicerani 31-vjeçar me skuadrën italiane ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opcion për të vazhduar të njëjtin edhe për një vit tjetër.

Qendërmbrojtësi karrierën europiane e kishte nisur te Arsenali, për të cilën skuadër kishte regjistruar 140 ndeshje, para se të kalonte te Hamburgu. Për herë të fundit ai luante në Turqi me skuadrën e Antaliaspor.

Dzhuru ka zhvilluar plotë 75 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Zvicrës, duke luajtur në tre turne të mëdha, përfshirë këtu edhe Kampionatin e fundit Botëror në Rusi.

Leave a Reply