Rezultatet nuk gënjejnë, Ronaldo ka një fizik si të një 20-vjeçari 

Kristiano Ronaldo ka nënshkruar marrëveshje me Juventusin, ndërsa pas vizitave mjekësore të kryera në “J Medical”, ka habitur stafin mjekësor të “biankonerëve”, pas të cilave specialistët e krahasuan yllin portugez me një 20-vjeçar, sipas fizikut që ka. Kristiano ka vetëm 7% masa dhjamore dhe 50% masë muskulore, që është dukshëm shumë më shumë se moshatarët e tij.

Jo vetëm kjo, 33-vjeçari regjistroi një shpejtësi prej 33.98 km gjatë Kupës së Botës në Rusi, çka ishte shpejtësia më e madhe e regjistruar gjatë të gjithë aktivitetit. Portugezi thjesht vijon të shkatërrojë rekordet, pavarësisht moshës së tij.

Përpara se CR7 të bashkohej me skuadrën nga Torino, stafi drejtues i Real Madridit performoi një seri testimesh mbi trupin e Kristiano Ronaldos dhe rezultatet sinjalizonin se ai kishte gjëndjen fizike të një 23-vjeçari, por tani po bëhen krahasimet me një futbollist edhe tre vite më të ri.

Leave a Reply