Liria e Prizrenit transferon një ish futbollist të Rabotniçkit!

Liria e Prizrenit që garon në Superligën e Kosovës ka arritur që në rradhët e veta të sjellë ish futbollistin e Rabotniçkit, Blendi Memaj.

Mesfushori prizrenas pjesë e “romantikëve” ishte për 6 muaj, ndërsa te skuadra nga vendlindja e tij rikthehet nga futbolli turk.

23-vjeçari ishte pjesë e Akademisë së Beshiktashit, kur edhe si 19-vjeçar kishte ardhur te Rabotniçki, ndërsa beson se te Liria do të ketë atë hapësirën e duhur për të dëshmuar talentin që posedon dhe për të ndihmuar skuadrën e tij të re në realizimin e objektivave.

Leave a Reply