Ronaldo gjen edhe golin e dytë me Juventusin (VIDEO)

Skuadra kampione e Italisë, Juventusi ka demoluar me rezultatin 8:0 ekipin e përbërë prej futbollistëve deri në moshën 23-vjeçare të “biankonerëve”. Vetëm disa ditë pasi kishte shënuar golin debutues në atë fitore 5:0 ndaj skuadrës së të rinjëve të Juves, Ronaldo sërish kishte shënuar golin e parë për 1:0. Portugezi doli i vetmuar para portierit dhe nuk gaboi, ndërsa përveç tij në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Leonardo Bonuçi, Paulo Dybala, Miralem Pjaniç, Zhoao Kanselo, Federiko Bernardeski, Mario Manxhukiç dhe Bles Matuidi.

Golin më të bukur e realizoi Bernardeski, kur shënoi për 6:0.

Tre ditë para startit të “Serie A” dhe ndeshjes me Kievon, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri provoi disa varinate taktike ndaj skkuadrës së dytë të Juves, që nga ky edicion do të luaj në “Serie C”.
Juve e nisi ndeshjen me skemën 4-2-3-1, me Shçesnin në portë,  Andrea Barzaljain, Leonardo Bonuçin, Daniele Ruganin dhe Aleks Sandron në mbrojtje. Sami Khedira dhe Pjaniç u paraqitën në mesfushë si më të tërhequr pas Huan Kuadrados, Dybalas dhe Daglas Kostas, teksa më i avansuar në sulm ishte Kristiano Ronaldo.

Gjatë pjesës së dytë Allegri zëvendësoi të gjitha futbollistët, ndërsa bashkë me ta edhe skemën, që tashmë e shndërroi në 4-3-1-2.

Matia Perin ishte në portë, teksa Kanselo, Medi Benatia, Xhorxhio Kielini dhe Beruato në mbrojtje. Klaudio Markizio, Emre Xhan dhe Matuidi vepronin në mesfushë, Rodrigo Bentakur luante rolin e “plejmejkerit”, teksa Maxhukiç dhe Bernardeski udhëhiqnin sulmin e Juves.

Një përshtypje të mirë në këtë ndeshje la paraqitja e dyshes Kristiano – Dybala që kuptoheshin shumë mirë në fushë, ndërsa për këtë më së shumti ka kontribuar pa dyshim edhe afërsia që kanë gjatë stërvitjeve me ekipin.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” asistoi në golin e tretë të shënuar nga ana e argjentinasit, ndërsa besohet se kjo dyshe do të jetë pjesë e formacionit titullarë në ndeshjen e së shtunës kundër Kievos në Veronë.

Leave a Reply