Mësohet e ardhmja e Pjaniç

Mesfushori boshnjak Miralem Pjaniç kërkohet nga shumë skuadra europiane, mirëpo që të gjitha kanë marrë përgjigje negative nga ana e drejtuesve të Juventusit, të cilët nuk kanë ndërmend të ndahen me këtë super futbollistë.

“Bardhezinjtë” kanë vendosur t’ia vazhdojnë kontratën boshnjakut deri në vitin 2022. Ai kërkohej me ngulm nga kampionët anglez të Mançester Sitit, ndërsa gjithashtu interesim për shërbimet e tij kishin shprehur edhe dy skuadrat gjigande spanjolle,  Real Madridi dhe Barcelona.

Natyrisht që ky rinovim do të thotë edhe rritje page. Aktualisht mesfushori fiton 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që me kontratën e re, rroga e tij do të shkojë në 7 milionë euro në sezon.

Me kontratën e re Miralem Pjaniç do të fitojë aq sa edhe Paulo Dybala.

Leave a Reply