Probleme në familjen Messi, vëllai Matias dënohet për armë mbajtje pa leje

Matias Messi, vëllai i madh i futbollistit argjentinas, Lionel Messi u dënua të enjten me dy vite e gjysmë burg me kusht, për armëmbajtje pa leje, njoftoi një burim gjyqësor.

Nuk kemi mundur të përcaktojmë nëse mbajtja e armës ishte për qëllim mbrojtjeje. Ai u dënua me dy vite e gjysmë burg me kusht. Ai premtoi të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë një periudhe katërvjeçare”, deklaroi prokurori Lucas Altare, gjatë një konference shtypi.

Më 30 nëntor 2017, Matias Messi, fëmija problematik i familjes, u arrestua pasi u shpëtua nga një anije në rrjedhën e një lumi. Ai kishte me vete një armë të kalibrit 380 milimetra  dhe nuk sqaroi pse e mbante atë.

Procesi gjyqësor u zhvillua të enjten në një gjykatë të qytetit të lindjes së Messit, Rosario, rreth 300 kilometra në veri të Buenos Aires, transmeton atsh.

Vëllai i sulmuesit argjentinas i duhet tashmë të raportojë në gjykatë çdo lëvizje, të distancohet nga përdorimi i lëndëve narkotive dhe të mos abuzojë me pijet alkoolike. Ai gjithashtu do t’i nënshtrohet  kontrolleve të rregullta gjyqësore.

Leave a Reply