Zidane–Mançester Junajted, lajmi i fundit nga “BBC Sport”

“BBC Sport” ka mohuar spekulimet e fundit, duke insistuar se portugezi Hoze Murinjo është i sigurt në detyrën e tij në “Old Trafford”.

“Pse duhet të vjen Zidane kur nuk është detyra e lirë”, tha një burim i afërt me klubin nga “Olld Traford”. Ky lajm vjen pas spekullimeve të fundit që kishin të bëjnë me shkarkimin e mundshëm të portugezit nga detyra e trajnerit te Junajtedi, skuadër kjo që në fundjavë pësoi disfatë që në ndeshjen e xhiros së dytë të sezonit të ri në Premierligë, kundër Brajtonit.

Kjo disfatë bëri që shumë media të shkruajnë rreth shkarkimit të mundshëm të Murinjos, i cili gjithashtu nuk duket të jetë i kënaqur me punën e bërë nga ana e drejtuesve të  “Djajve të Kuq” rreth transferimeve të reja në skuadër.

Leave a Reply