Beshiktashi ja arriti qëllimit në Beograd (VIDEO)

Ndeshja e parë e “Play-off” të Liga Europa midis Partizanit dhe Beshiktashit, e zhvilluar në Beograd  është mbyllur me barazimin 1:1, njofton “infOSport.mk”.

Të dy golat u shënuan në çerekun e parë të ndeshjes, edhe atë në një interval kohor prej vetëm 60 sekondash jo të plota.

Ishin vendasit e Partizanit që avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e brazilianit Rikardo Gomesh në minutën e 14-të, që shënoi një gol të bukur me kokë, ndërsa në aksionin e rradhës nga një pozitë identike Beshiktashi barazoi përmes Tolgaj Arsllan, i cili mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e Kuarezmas nga e djathta.

Beshiktashi dominoi deri në fundin e pjesës së parë, mirëpo Kajll Larin dhe Xhaner Erkin nuk ishin të saktë para portës së Stojkoviç.

Ekipi serb e nisi furrishëm pjesën e dytë, mirëpo skuadra turke nuk ju lejoi që të rrezikojnë portën e tyre, ndërsa në anën tjetër Gokhan Gonyl shumë pak mungonte të shënonte edhe golin e dytë në rrjetën e Partizanit.

Udhëtuesi për në fazën në grupe nga kjo ndeshje do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Vodafone Arena” në Stamboll.

Leave a Reply