Liverpullit i mjafton Sallah (VIDEO)

Liverpullit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga ana e Mohamed Sallah për të mundur Brajtonin dhe për të vazhduar serinë e fitoreve në këtë fillim sezoni në Premierligën angleze, njofton “infOSport.mk”.

Ylli egjiptian golin  e vetëm të fitores së Liverpullit  në këtë ndeshje e realizoi në minutën e  23-të.

Skuadra e Jurgen Klop kishte dominim të plotë në këtë ndeshje, mirëpo edhe përkundër këtij fakti nuk arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, të cilët madje në momentet e fundit të takimit rrezikuan seriozisht portierin Alison.

Për fat të mirë gol në rrjetën e brazilianit nuk pati, ashtu që Liverpulli vazhdoi me efektin e qindtpërqindtë në Premierligë, 3 ndeshje, 3 fitore.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply