ZYRTARE, Çabi Alonso rikthehet te Reali, por si trajner

Çabi Alonso është rikthyer tek Real Madridi, kësaj here në rolin e trajnerit në akademinë e klubit. Ish futbollisti madrilen ka marrë këtë detyrë zyrtarisht mëngjesin e së martës dhe do të jetë përgjegjës i ekipit të të rinjve “Infantil A”, në Valdebebas.

Ai nuk është i vetmi ish- lojtar i Real që do të përfshihet në stërvitje me akademinë e klubit pasi Santiago Solari dhe Raul Gonzalez gjithashtu formojnë një pjesë të hierarkisë, të cilët do të drejtojnë respektivisht Real Madrid Castilla dhe Cadete B. Alonso dhe Raul përfunduan kurset e tyre të stërvitjes në UEFA në muajin maj të këtij viti. Sipas rregullores, ata duhet të kalojnë një vit stërvitje tek një skuadër akademike, para se të marrin zyrtarisht statusin e trajnerit.

Më pas, të dy spanjollët do mund të drejtojnë çdo ekip në çdo nivel loje. Pas largimit nga “Santiago Bernabeu” katër vite më parë drejt Bajern Munihut, Alonso ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer në Spanjë dhe për të marrë një rol drejtues, gjë e cila është bërë tashmë edhe realitet.

Leave a Reply