Bëhen të ditura shpenzimet në Seria A

U tha se ardhja në Itali e Cristiano Ronaldos mund të sjellë përfitime të mëdha në drejtim të shikimueshmërisë së Seria A, e cila për një kohë të gjatë mbeti në hije, por tani, më në fund, po kthehet në nivele optimale. Me siguri, një dorë të madhe ka dhënë ylli portugez, që Seria A të ketë një rekord të ri.

Kjo kurrë nuk kishte ndodhur, në fakt, sepse, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, ekipet e ligës më të lartë të futbollit italian kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro bruto (dmth. 1.129.000.000 euro) për përforcimet në merkato. Nga sezoni 2014-2015 (849 milionë euro) ka pasur një rritje të konsiderueshme, deri në këtë shifër rekord të kësaj vere.

Natyrisht se skuadra kryesore është Juventusi me 219 milionë euro shpenzime bruto, pastaj një humnerë, për t’u ndjekur në podium nga Milani me 140 milionë euro dhe Interi me 116 milionë euro (pothuajse gjysma e bardhezinjve). Medalje “druri” për Romën (100 milionë euro), vendi i pestë për Napolin (94 milionë euro). Vetëm 66 milionë euro shpenzime merkatoje për Lazion, pastaj të gjithë të tjerët.

Leave a Reply