“Juventus Stadium” sot festoi ditëlindjen e 7-të

“Juventus stadium” gjatë ditës së sotme ka festuar ditëlindjen e saj të 7-të. Ky super stadium ka rezultuar me shumë fat për Juventusin, skuadër kjo e cila që nga dita e parë e kalimit te ky impiant për shtatë vite me radhë janë shpallur kampion të njëpasnjëshëm në “Serie A”.

“Zonja e Vjetër” në këtë stadium deri më sot ka zhvilluar 184 ndeshje zyrtare, prej të cilave në 146 ka dalë si fitues, 30 ndeshje i ka mbyllur me barazim, ndërsa në vetëm 8 ndeshje ka pësuar disfata.

396 gola të shënuar dhe vetëm 101 të pësuar, është gol averazhi, duke theksuar se në plotë 103 ndeshje Juve nuk ka pranuar gol.

Leave a Reply