Kosova e nis me fitore në “Fadil Vokrri”, mposht Ishujt Faraoe (VIDEO)

Përfaqësuesja e Kosovës e bën “sefte” me fitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke mundur Ishujt Faraoe me rezultat 2:0 në kuadër të ndeshjes së dytë të Ligës së Kombeve. Një stadium i mbushur me plotë tifozë, që kishin ardhur për të parë për herë të parë përfaqësuesen e Kosovës duke luajtur ndeshje zyrtare në territorin e saj, nuk u larguan të dëshpëruar, pasi të përzgjedhurit e Shalands morën një fitore komode me shifra 2:0.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa pesë minuta pasi nisi fraksioni i dytë, Zeneli zhbllokoi shifrat, ndërsa nuk shkuan më shumë se 5 minuta tjera, Atdhe Nuhiu rriti epërsinë pas atij asisti që mori nga Rrahmani.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi, me Kosovën që arkëtoi 3 pikët e para zyrtare dhe me një pikë të fituar në Baku ndaj Azerbejxhanit, kompleton 4, duke u renditur kështu në vendin e parë të grupit të 3-të në Ligën D.

Ndeshjen e radhës Kosova në këtë kompeticion do ta luajë në muajin tetor./InfOSport.mk

Leave a Reply