Ensar Luma mendon për fitoren e Maqedonisë U19

Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë që udhëhiqet nga ish futbollisti i FC Shkupit, Goran Stankovski, në turneun ndërkombëtarë “Kupa e federatave – Letonia 2018”, ka zënë vendin e dytë, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë turne përveç përfaqësueses së Maqedonisë dhe nikoqirëve të Letonisë morrën pjesën edhe Ukraina dhe Ishujt Faroe.
Pikërisht ndaj këtyre të fundit Maqedonia shënoi fitore minimale 1:0, ku golin e vetëm e realizoi futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ensar Luma, edhe atë në minutën e 90-të, të ndeshjes. Ensar Luma në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë, njëjtë sikurse edhe Besnik Ferati, teksa në formacionin e parë ishte sulmuesi Jakup Berisha.

Ishte kjo fitorja e dytë për përfaqësuesen U19 të Maqedonisë në kuadër të këtij turneu, pasi paraprakisht kishin mundur 2:1 nikoqirët e Letonisë me dy golat e shënuar nga Bojan Kolevski.

Disfatën e vetme Maqedonia e pësoi nga Ukraina (0:2), kombëtare kjo që në fund u ndal në pozitën e parë me 9 pikë maksimale, ndërsa Maqedonia U19 u rendit vetëm në vendin e dytë me 6 pikë (dy fitore dhe një humbje).

Leave a Reply