Mavraj i revoltuar me një person te Hamburgu, e vlerëson me zero!

Mërgim Mavraj ka thyer heshtjen duke folur në një intervistë për medien gjermane “Bild”, ku ka shpjeguar vështirësitë që kaloi te skuadra e Hamburgut gjatë sezonit të kaluar. Qendërmbrojtësi 32-vjecari luajti gjatë pjesës së parë të sezonit, por me ardhjen në krye të bankinës së Hamburgut të teknikut gjerman, Kristian Tic, ai u përjashtua menjëherë nga ekipi i parë. Këtë vendim të trajnerit, Mavraj nuk ka arritur ta kuptojë edhe sot e kësaj dite.

“Nga ana njerëzore ai trajner vlen 0. Te gjithë të tjerët nuk i gjykoj, sa do që shume ja kanë dalë të mos shikojnë më mbrapa. Qoftë dhe vetëm një zyrtar i vetëm i klubit nuk më folur asnjë herë për atë masë që u mor ndaj meje. Trajneri ka të drejtë të përjashtojë lojtarët, por në rrethanat e duhura”.

Rënia  e Hamburgut – “Ishte diçka që ndodhi si pasojë e gabimeve nga njerëz të ndryshëm në të gjitha nivelet e klubit. Më erdhi keq, pasi pas rënies nga Bundesliga, u bëra shënjestër për disa nga fansat, ndërkohë që harruan se vetëm një vit më parë më cilësoni si hero kur shpëtuam në fund nga rënia. Ndoshta rënia nga kategoria ishte qëllimi i drejtuesve të klubi”, përfundon Mavraj duke hedhur akuza të forta.

Leave a Reply