Lamallari: Finalja është finale, kush gabon më pak, ai do jetë edhe fituesi

Sileksi zhvilloi një super sezon në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa paralelisht kjo skuadër shkëlqeu edhe në ndeshjet e Kupës, duke arritur për të dytin vit me rradhë në finale. Edicioni i kaluar u buzëqeshi atyre, pasi triumfuan përmes ruletit të penaltive ndaj Akademia Pandev, ndërsa mbetet të shihet nëse do triumfojnë sërish, këtë herë ndaj Makedonija GJ.P.

Në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm për të dyja skuadrat, nga tabori i skuadrës së Sileksit, enkas për “infOSport.mk”, foli mbrojtësi Arsim Lamallari, i cili thotë se skuadra që do të gabojë më pak, do të fitoj edhe këtë finale.

“Pres një ndeshje të fortë nga të dyja skuadrat me një tempo të fortë. Është finale, është vetëm një ndeshje, ashtu që nëse dëshirojmë të fitojmë Kupën, duhet të jemi shumë të vëmendshëm, të bëjmë sa më pak gabime, sidomos neve në repartin e mbrojtjes, për të mos ju lënë shumë hapësira atyre, pasi e dimë se bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë, një skuadër që luan futboll shumë të mirë, sidmos me ardhjen e trajnerit Muharem Bajrami” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, mbrojtësi i Sileksit, Arsim Lamallari, i cili me skuadrën e tij gjatë edicionit që po lamë pas dolën të parët në Ligën e Dytë – Perëndim, duke u rikthyer shumë shpejtë në mesin e më të mirëve.

“Sa i përket sezonit të kaluar, mund të them se jemi shumë të kënaqur, pasi gjatë tërë sezonit kemi qenë të parët në tabelë, ndërsa mjaft mirë kemi luajtur edhe në mbrojtje, duke pranuar vetëm 9 gola” – thotë Lamallari, për të cilin është kjo finalja e parë në karrierë.

Ndeshja Sileksi – Makedonija GJ.P luhet sot në sarenën “Todor Proeski” me fillim në ora 18:00, ndërsa ekipi fitues do prezantojë vendin në eliminatoret e Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

Leave a Reply