Emini beson se Makedonija GJ.P ka kualitet për të rikthyer Kupën në Gjorçe!

Finalja e Kupës së Maqedonisë në futboll merr gjithë vëmendjen sot në vendin tonë. Dy skuadrat finaliste, Makedonija GJ.P dhe Sileksi besojnë fuqishëm tek trofeu, edhe pse në fund patjetër të kemi një humbës.

Optimizmi është prezent në të dyja taboret, sidomos tek futbollistët e Makedonija GJ.P, që janë të gatshëm të rikthejnë këtë trofe në Gjorçe Petrov pas plotë 16 viteve.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për tu përgatitur për ekipin kundërshtarë,  Sileksin, që ka një ekip shumë cilësor. Mund të them se jemi maksimalisht të fokusuar në këtë ndeshje, pasi që bëhet fjalë për një finale. Besoj se secili nga ne do të jap maksimumin, ashtu që shpresoj se do ta rikthejmë trofeun pas 16 viteve në Gjorçe Petrov” – u shpreh enkas për “infOSport.mk” mesfushori i Makedonija GJ.P, Sefer Emini.

Ky i fundit iu bashkua skuadrës shkupjane vetëm në pjesën e dytë të sezonit, duke u shndërruar shumë shpejtë në një lider te Makedonija GJ.P, ndërsa i tillë pritet të jetë edhe sot përballë Sileksit, ndeshje kjo që starton në ora 18:00 në arenën “Todor Proeski”. (infOSport.mk)

Leave a Reply