Hamilton ul euforinë: +40 pikë? ka ende kohë për titullin

Piloti britanik, Luis Hamilton, i cili prej dy sezonesh mban titullin e kampionit të botës në Formula 1, duket se është shumë pranë kurorëzimit edhe me titullin e tretë rradhazi kampion Bote.

Megjithatë ka qenë vetë Hamilton, ai i cili përmes një deklarate për mediat ka ulur euforinë, duke theksuar se 40 pikët në avantazh karshi Sebastian Fetel, rivalit kryesor për titull nga skuderia e Ferrarit, nuk janë as shumë as pak, pasi ka ende gara të tjera që duhet zhvilluar.

“Të kesh 40 pikë avantazh është pozitive, por deri në fund ka edhe 6 gara. Në punojmë më të qetë, por nuk heqim dorë nga mundësia për ta përmirësuar edhe më tej makinën, pasi çdo garë kërkon një impenjim ndryshe”, tha Hamilton, raporton ATSH.

“Nuk kam asnjë plan për garat e radhës, se si të shpallem kampion, pasi ky është një sport ku dështimi mund të vijë edhe nga një defekt i vogël i makinës. Unë përpiqem t’i marr garat një e nga një, t’i fitoj të gjitha dhe në këtë mënyrë të shpallem kampion. Punoj dhe i përgatis garat ashtu si gjithnjë dhe nuk kam ndërmend të ndryshoj stilin”, – tha piloti britanik i “Mercedes”.

Leave a Reply