Napoli superior ndaj Torinos, nuk e lenë të qetë Juven në krye (VIDEO)

Napoli ka marrë fitore të madhe në transfertën ndaj Torinos, duke mundur “demat e kuq” me reuzltatin 1:3 në ndeshjen e parë të së dielës në kuafdër të javës së 5-të, njofton “infOSport.mk”.

Insinje vetëm pas 4 minutave lojë paralajmëroi fitoren e “napolitanëve”, ndërsa Verdi në minutën e 20-të arriti që të shënojë edhe golin e dytë, që solli edhe më shumë qetësi për ekipin e Karlo Ançelotit.

Pjesa e dytë doli të jetë e ekuilibruar për sa i përket rezultatit, mirëpo jo edhe lojës, pasi Napoli ishte skuadra që e dominonte lojën, teksa shpresat e Torinos për një çast i riktheu futbollisti i tyre më i mirë, Andrea Beloti me golin e shënuar në minutën e 51-të, por që shumë shpejtë erdhi kundërpërgjigja e Insinjes, i cili 8 minuta më vonë duke shënuar golin e dytë personal, i siguroi fitoren 3:1 Napolit, që tashmë për momentin me 12 pikë ndanë pozitën e parë bashkë me Juventusin, që ka edhe një ndeshje më pak.

Skuadra kampiona e Italisë ndeshjen e saj të javës së 5-të do ta zhvillojë në terminin e mbrëmjes (20:30) në transfertën kundër Frosinones.

Leave a Reply