Më shumë fëmijë se sa gola, njihuni me sulmuesin e Stouk Sitit

Saido Berahino, me origjinë nga Burundi dhe me shtetësi angleze, ka “pushtuar” mediat britanike me një lajm të jashtëzakonshëm.

Sulmuesi i Stouk Sititt akuzohet se ka 3 fëmijë me 3 femra të ndryshme në vetëm 6 javë. Sipas “The Sun”, fëmijët kanë lindur në 30 maj, 15 korrik dhe 17 korrik dhe vogëlushët i ka me ish-partneren e tij, me një modele nga e cila i erdhi fundi lidhjes dhe me një mikeshë fëmijërie.

Dy fëmijëve të parë, Berahino u ka njohur atësinë, ndërsa për fëmijën me mikeshën e fëmijërisë është në negociata me avokatët e saj.

“The Sun” vë në dukje se sulmuesi ka bërë më shumë fëmijë sesa gola në këtë sezon. Berahino është autor i vetëm një goli të shënuar në 9 ndeshjet e Çampionship, edhe atë me golin e vetëm të shënuar në ndeshjen e javës së fundit kundër Blekbërnit, në të cilën ndeshje Stouk Siti kishte pësuar disfatë me rezultatin 2:3.

Leave a Reply