Dortmundi demolon Nurnbergun, i’a bënë me dije Bajernit se asgjë nuk është kryer (VIDEO)

Borusia Dortmund ka gëzuar tifozët e saj duke bërë një ndeshje të madhe ndaj Nurnbergut, duke shënuar fitore me rezultatin e thellë 7:0 në “Sinjal Iduna Park” në ndeshjen e javës së 5-të në Bundesligë.

Në këtë mënyrë “verdhezinjtë” renditen në pozitën e dytë dhe vazhdojnë të mbeten pa disfatë në sezonin e ri, njëjtë sikurse edhe Bajerni i Munihut dhe Verder Bremeni. Performanca e treguar sonte nga ana e futbollistëve të Dortmundit ka rikthyer shpresat e tifozëve, se “milionerët” mund të jenë konkurrent serioz të “bavarezëve”. Dallimi për momentin mes Dortmundit dhe Bajernit të Munihut është dy pikë në favor të “bavarezëve”.

Gola debutues për Dortmundin realizuan Manuel Kanzhi, Jakub Brun Larsen dhe Ashraf Hakimi. Për këtë të fundit ishte kjo ndeshja e tij e parë me fanellën e Dortmundit, që  nga koha kur erdhi në formë huazimi nga rradhët e Realit të Madridit.

Mbi të gjithë ishte Marko Rojsh, i cili u dallua me dy gola dhe një asist, ndërsa nga një gol shtuan edhe rezervistët Xhejson Sanço dhe Julian Vajgëll.

Leave a Reply