UEFA shqiptoi dënimin për Ronaldon

UEFA sot ka shqiptuar dënimin për  Krstiano Ronaldon, sipas të cilit ylli portugez do të mungojë vetëm në ndeshjen ndaj Jang Bojs në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq nga arbitri gjerman Bryh në sfidën e parë të luajtur në “Mestalja” ndaj Seviljës, në të cilën ndeshje Juventusi i tij shënoi fitore 2:0 falë golave të Pjaniç nga pika e bardhë.

Skualifikimi i portugezit ishte i pamundur për t’u hequr, por ai teorikisht rrezikonte edhe 3 ndeshje, nëse sjellja e tij do të cilësohej si e dhunshme, gjë që ishte e dukshme edhe nga pamjet që nuk ekzistonte.

Në këtë mënyrë Ronaldo nuk do të jetë në ndeshjen e 2 tetorit, ndaj Joung Bojs, në duelin e parë në shtëpi, por do jetë në disponim të trajnerit Allegri për dy ndeshjet e mëdha ndaj Mançester Junajtedit.

Leave a Reply