Lajm jo i mirë për Gatuzon, sonte ndaj Empolit mungon Higuain

Skuadra e Milanit sonte me fillim në ora 21:00 do të zhvillojë ndeshjen e javës së 6-të në “Serie A”, ku do të përballet me Empolin si mysafir.

Në këtë ndeshje trajneri Gatuzo nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Hihuain, një mungesë e madhe kjo për “kuqezinjtë”, që po vuajnë nga rezultatet në këtë fillim sezoni.

“Sportmediaset” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, ndërsa bie në sy edhe prezenca e mbrojtësit shqiptarë, Frederik Veseli të Empolit.

Leave a Reply