FFM përkrahë Xhani Infantinon për zgjedhjet e ardhshme në FIFA

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të përkrahë Xhani Infantinon për zgjdhjet e ardhshme për president të Shtëpisë së Futbollit Botëror, FIFA. Nga FFM kanë bërë të ditur sot qëndrimin e tyre nëpërmjet një njoftimi të bërë në faqën zyrtare.

“Besojmë fuqishëm në strategjinë dhe misionin e Xhani Infantinos dhe sinqerisht e mbështesim kandidaturën e tij për president të FIFA-s. FFM-ja do të vazhdojë të japë kontributin e saj në drejtim të realizimit të idevë dhe projekteve të ardhshme të cilat gjithmonë janë të koncentruara në zhvillim të futbollit. Besojmë se presidenti aktual bashkë me ekipin e tij janë të aftë të përballen me sfidat e ardhshme dhe edhe më shumë të përforcojnë integritetin e FIFA-s”, thuhet në letrën e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Kongresi i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit do të mbahet në Paris më 5 qershor të vitit 2019-të.

Leave a Reply