Sançez në janar largohet nga Junajtedi!

Aventurës së Aleksis Sançez te Mançester Junajtedi po i vjen fundi. Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, sulmuesi kilian pritet të nxirret jashtë planeve të skuadrës nga “Olld Traford” që në merkaton e janarit, kur mendohet se edhe përfundimisht ish sulmuesi i Barcelonës dhe Arsenalit do ti jap lamtumirën qëndrimit të tij te “Djajtë e Kuq”.

Gjithçka vjen si rrjedhojë e formës së dobët që ka shfaqur Sançez që nga momenti i transferimit në “Old Trafford”, janarin e kaluar.

Në merkaton e dimrit Sançez që është edhe futbollisti më i paguar në Premierligë me shumë gjasa do t’i japë lamtumirën Junajtedit, skuadër kjo që ndodhet në një krizë të thellë të rezultateve në sezonin e ri.

“Djajtë e Kuq” pas 7 xhirove të kaluara kanë tubuar vetëm 10 pikë, duke u renditur për momentin në pozitën e 10-të.

Leave a Reply